Dekret Ligji n.18/2020 “Cura Italia” eshte kthyer ne ligjin n. 27 te dates 24.04.2020 dhe ka hyre ne fuqi ne daten 30.04.2020. Ligji ka ndryshuar disa dispozita te parashikuara nga dekreti “Cura Italia” si per shembull kohezgjatjen e lejeve te qendrimit dhe autorizimeve te ndryshme, nulla osta etj.
Eshte zgjatur deri ne 31.08.2020 afati:
– Per te kerkuar konvertimin e lejes se qendrimit per motive studimi ose per pune sezonale ne leje qendrimi per pune.
– I nulla osta -ve per pune sezonale, per bashkim familjar, raste te tjera te nulla osta – ve te parashikuara nga ligji i imigracionit.
– I lejeve te qendrimit per “lavoro, attesa occupazione, lavoro autonomo, tirocinio, ricerca lavoro o imprenditorialità di studenti”.
– I kerkesave per konvertim te lejeve te qendrimit.
Lejet e qendrimit per pune sezonale qe skadonin ne periudhen 23 Shkurt 2020 – 31 Maj 2020 kane afat deri ne 31 Dhjetor 2020.