Associazione Avvocati Albanesi in Italia
Per il Diritto Umanitario e la Giustizia a Gaza e nei Territori Palestinesi Occupati
Roma, 18 Novembre 2025
L’Associazione degli Avvocati Albanesi in Italia (A.A.A.I.) segue con profonda e ininterrotta preoccupazione l’evolversi della drammatica situazione umanitaria e dei diritti umani nella Striscia di Gaza e nei Territori Palestinesi Occupati.
Nonostante l’entrata in vigore di un accordo di cessate il fuoco, la situazione sul campo, secondo i rapporti delle Nazioni Unite e delle organizzazioni umanitarie, rimane estremamente critica e precaria.
Si registrano ancora focolai di violenza, violazioni del cessate il fuoco, con segnalazioni di nuove vittime civili e scontri, in particolare a Gaza, oltre alla persistente repressione e all’avanzamento degli insediamenti in Cisgiordania e a Gerusalemme Est.
La tregua non ha risolto la catastrofe umanitaria.
L’ingresso di aiuti vitali – cibo, acqua, medicinali, carburante – continua ad essere insufficiente e intermittente. La popolazione è allo stremo, intrappolata tra devastazione, carestia e mancanza di servizi essenziali.
L’A.A.A.I. rileva con forte preoccupazione le continue denunce di violazioni del Diritto Internazionale Umanitario e del Diritto Internazionale dei Diritti Umani. Sottolineiamo la necessità che tutte le parti rispettino scrupolosamente gli obblighi derivanti dal diritto internazionale e che le indagini su presunti crimini di guerra e crimini contro l’umanità vengano condotte in modo imparziale e rapido dagli organismi competenti, come la Corte Penale Internazionale e la Corte Internazionale di Giustizia.
È imperativo che la Comunità Internazionale, inclusa l’Unione Europea e l’Italia, intensifichi gli sforzi per trasformare il cessate il fuoco in una tregua permanente e sostenibile, garantendo un accesso incondizionato e massiccio degli aiuti umanitari.
Solo un impegno politico risoluto può avviare un processo di pace duraturo, basato sulla legalità internazionale, la fine dell’occupazione e il pieno rispetto dei diritti inalienabili del popolo palestinese.
L’Associazione Avvocati Albanesi in Italia ribadisce il suo impegno a favore dello Stato di Diritto e della tutela dei diritti umani fondamentali per tutti i popoli.
La situazione attuale richiede un’azione urgente e decisa per prevenire ulteriori sofferenze e garantire giustizia.
Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Itali
Për të Drejtën Humanitare dhe Drejtësinë në Gaza dhe në Territoret e Pushtuara Palestineze
Roma, 18 Nëntor 2025
Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Itali (A.A.A.I.) po ndjek me shqetësim të thellë dhe të pandërprerë zhvillimin e situatës dramatike humanitare dhe të të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës dhe në Territoret e Pushtuara Palestineze.
Pavarësisht hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje për armëpushim , situata në terren, sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara dhe të organizatave humanitare, mbetet jashtëzakonisht kritike dhe e pasigurt.
Vazhdojnë të regjistrohen vatra dhune, shkelje të armëpushimit, me raportime për viktima të reja civile dhe përleshje , veçanërisht në Gaza , si dhe shtypja e vazhdueshme dhe avancimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.
Marrëveshja e armëpushimit nuk e ka zgjidhur katastrofën humanitare. Hyrja e ndihmave jetike – ushqim, ujë, ilaçe, karburant – vazhdon të jetë e pamjaftueshme dhe me ndërprerje. Popullsia është në prag të shpërbërjes, e bllokuar mes shkatërrimit, urisë dhe mungesës së shërbimeve thelbësore.
A.A.A.I. vëren me shqetësim të fortë denoncimet e vazhdueshme për shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ne theksojmë nevojën që të gjitha palët të respektojnë në mënyrë skrupuloze detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe që hetimet për krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryhen në mënyrë të paanshme dhe të shpejtë nga organet kompetente, siç janë Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Është detyrim që Komuniteti Ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Italinë , të intensifikojë përpjekjet për ta kthyer armëpushimin në një marrëveshje të përhershme dhe të qëndrueshme , duke garantuar akses të pakushtëzuar dhe masiv të ndihmave humanitare.
Vetëm një angazhim i vendosur politik mund të nisë një proces paqeje të qëndrueshëm , të bazuar në ligjshmërinë ndërkombëtare , fundin e pushtimit dhe respektimin e plotë të të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez.
Shoqata e Avokatëve Shqiptarë në Itali ripohon angazhimin e saj në favor të Shtetit të së Drejtës dhe të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut për të gjithë popujt. Situata aktuale kërkon një veprim urgjent dhe të vendosur për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme dhe për të garantuar drejtësinë”